Koordinatori shtetërore për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni ka reaguar pas përfundimit të mandatit te kongresistit amerikan, Eliot Engel.
Ai, ka falënderuar atë për punën që ka bërë në mbrojtjen e shtetit të Kosovës, raporton arbresh.info.
Hyseni përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Engel ishte avokati më i spikatur i popullit kosovarë.
Sipas, Hysenit, Engel ishte po ashtu një mik dhe zëdhënës i pazëvendësushëm në përkrahje të shqiptarëve në gjithë botën.
“Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit” paska shkruar Eliot Engel në FB e tij. Pa asnjë dyshim, kongresisiti Engel mbetet avokati më i spikatur dhe më vokal në mbrojtjen e Kosovës dhe promovimin e saj në Kongresin Amerikan dhe përtej. Një mik dhe zëdhënës i pazëvendësushëm në përkrahje të shqiptarëve në gjithë botën”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...