Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit Komunal, në shkresën e drejtuar ndaj ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Hyseni ka thënë që afatet ligjore për votimin e buxhetit janë kaluar, shkruan Arbresh.info.
“Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojmë nga ju që duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën C, për arsye të mos votimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal”, thuhet në kërkesë.
Tutje, Hyseni ka përmendur si arsye të kësaj kërkese pamundësinë për të raportuar si kryetar në këtë kuvend, mos bartjen e buxhetit të mbetur nga viti i kaluar në vitin aktual dhe mos futjen në rend dite të votimit të buxhetit komunal./Arbresh.info/
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...