Ministri për Punë të Brendshme, Skënder Hyseni ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, lidhur me zbatimin e marrëveshjes dhe progresit të arritur, sa i përket zbatimit të masave, që lidhen me zbatimin e MSA-së, e të cilat bien në fushëveprimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ministri Hyseni tha se është arritur progres në këtë fushë, por ka dhe masa të pa zbatuara.
“ Trajtuam progresin që MPB ka bërë në zbatimin e masave, për zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga fushëveprimi i vet. Ishte konstatim i përbashkët, që është bërë progres në këtë fushë të MPB, por në të njëjtën kohë u konstatua se ka edhe masa të pazbatuara, që serish në masën më të madhe lidhen me veprime nder sektoriale, ose kushtëzohen nga progresi në fushën e legjislacionit. Por që ta përmbyll që ta rrumbullakoj me një fjalë, ishte një bashkëbisedim i mirë. Një shqyrtim shterues i asaj se ku gjendemi në fushën e zbatimit të masave që dalin nga MSA, e që bien në fushën e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Hyseni.
Sikurse edhe herave tjera, raportimet e ministrave në Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim po mbahen me dyer të mbyllura.
Edhe sot ministri Skënder Hyseni raportoi me dyer të mbyllura ndonëse ka pasur reagime edhe nga opozita dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Macron tregon shtatë kushtet e Francës që të njohë Palestinë...
Aksident trafiku pranë tregut në Fushë Kosovë
KEK njofton se Njësia A3 e Termocentralit Kosova A është rik...
Jahti luksoz “Abeona” i miliarderit Jeff Bezos mbërrin në Po...
PSG konfirmon skuadrën e plotë për finalen e Ligës së Kampio...
Luan Dalipi mohon përfshirjen familjare në Qeveri: Vëllai im...