Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen e fluksit në pikat e kalimit kufitar, e përditësuar më 14 gusht 2025 në orën 20:41.
Sipas raportimit, pritjet më të gjata në dalje nga Kosova po shënohen te Muçibabë, ku koha e pritjes arrin deri në 40-50 minuta, me kolonë të gjatë rreth 800 metrash.
Te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje janë rreth 20 minuta, ndërsa në dalje shkojnë deri në 30 minuta, me kolona nga 100 deri në 300 metra.
Edhe në pikën kufitare Kullë ka kolona në hyrje dhe dalje prej 20 deri në 40 metra, me pritje rreth 5-10 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjak, Glloboqicë, Hani i Elezit, Jarinje, Merdarë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, qarkullimi po zhvillohet normalisht me pritje nga 1 deri në 6 minuta dhe pa kolona të dukshme.

Krishtlindja/ Princesha e Uellsit, Catherine dhe vajza e saj...
Nesër varroset babai i Salih Mustafës
Sallahu: Me Qeverinë Kurti 3, nuk do të ketë më vonesa në zg...
Kurti nga Kamenicë: Kontrollë të plotë një herë në vit për s...
AUV: APTAMIL AR 1 është i sigurt për konsum dhe lejohet sëri...
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...