Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin në Jarinjë

08:47 | 16 Korrik 2026
H.E

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Jarinje të Leposaviqit, pasi dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

“Fsh. Jarinje, Leposaviq 15.07.2026, NN. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale