Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se ky subjekt nuk ka propozuar mbylljen e lojërave të fatit për të përfituar elektoralisht.
Sipas saj gjendja ka qenë kritike, të cilën e ka përshkruar me fjalët “u mbush kupa”.
“LDK e ka marrë këtë vendim jo duke u bazuar në dy rastet e fundit të vrasjeve por edhe shumë statistika. Një numër i vetëvrasjeve është shkaktuar për shkak të tyre”.
“Me rastin e mbylljes së lojërave të fatit në Shqipëri nisi zhvendosja e kompanive dhe aparateve në Kosovë. Në Kosovë më shumë ka aparate sesa vendbanime”, ka thënë Bajrami në Zona B.
Sipas saj gjysma e sektorit të lojërave të fatit në Kosovë ka operuar jashtëligjshëm.
“Personat që luajnë në lojërat e fatit krijojnë varshmëri. Ka njerëz që punojnë në ndërtimtari 15 euro ditën dhe ato mjete i lënë nëpër bastore. Ne nuk kemi dashtë të përfitojmë nga asnjë situatë dhe nuk e kemi shfrytëzuar. Nëse do të qitej në referendum do të votohej për mbylljen e tyre. Aty nuk ka “win-win” situata”, njofton Klan Kosova.
“Ka qenë strategji në Qeverinë Mustafa që të ndryshohet ligji. Tash rezolutën dhe vendimin e Qeverisë nuk mund ta shpjegojmë duke shikuar nga perspektiva lojërat e fatit. Ka plot vende që i kanë pasur të lejuara që për shkak të rrethanave i kanë mbyllur”.
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...