Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim i është përgjigjur thirrjes nga Qendra Operative dhe kërkesës nga Policia Rajonale e Gjilanit, për kërkimin e një personi të zhdukur nga fshati Llabjan i komunës së Novobërdës.
Siç thotë kjo shoqatë, personi i humbur është Shaban Isufi, e i cili raportohet se ka probleme mendore.
“Pas thirrjes nga Qendra e Operative dhe kërkesës nga Policia Rajonale e Gjilanit, ekipet tona janë angazhuar në operacion kërkimi për personin e humbur Shaban Isufi nga fshati Llabjan, Komuna e Novobërdës, i cili raportohet se ka probleme mendore. Në terren janë dislokuar njësitet e kërkim-shpëtimit, në bashkërendim me autoritetet lokale dhe Policinë e Kosovës. Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim po vazhdon operacionin në mënyrë të pandërprerë deri në gjetjen e personit të humbur”, thuhet në njoftim.
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...