Një person i gjinisë mashkullore ka gjetur vdekjen, pasi që i njëjti ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:45 në rrugën “Robert Doll”, gjegjësisht në lagjen Lakrishtë.
Incidentin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.
Vdekja e personit është konfirmuar në vendin e ngjarjes.
“Sot ne ora 17:45 kemi pranuar informacion se nje person ka rene nga nje ndertese ne rrugen “Robert Doll” ne Prishtine. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekesor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimes( mashkull). Per rastin jane njoftuar institucionet kompetente”, tha Ahmeti./arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...