Një tjetër rast tragjik ka ndodhur këtë të shtunë në vendin tonë. Një grua ka humbur jetën sonte në Gjakovë, pasi ka rënë në ujë nga ura e Moglicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka bërë të ditur se viktima fillimisht ishte nxjerrë nga uji me shenja jete, por më pas janë njoftuar nga spitali i Gjakovës se e njëjta ka ndërruar jetë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes.
‘’Rreth orës 19:55 jemi njoftuar se një grua në moshë madhore kishte rënë në ujë nga e ashtuquajtura ‘Ura e Moglicës’, në rrugën ‘Ymer Pula’ në Gjakovë. Patrullat policore, së bashku me njësinë e zjarrfikësve dhe ekipin e emergjencës, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku viktima ishte nxjerrë nga uji. Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas ajo është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Por, rreth orës 21:30 jemi njoftuar nga spitali se gjendja shëndetësore e viktimës ishte përkeqësuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj.
Ai ka thënë se organet kompetente janë në vendin e ngjarjes dhe po i kryejnë procedurat e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje tragjike
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...