Është publikuar sondazhi i parë i madh i NSPM-së mbi pikëpamjet e qytetarëve serbë për të gjitha çështjet më të rëndësishme që janë ngritur në javët dhe muajt e kaluar – sanksionet kundër Rusisë, hyrja në BE dhe NATO, si dhe ideja e një “Ballkani të Hapur”.
Të gjitha këto tema dhe lojëra politike të brendshme janë nën hijen e thellë të një ngjarjeje madhore në lindje të Evropës, e cila ndryshon rrënjësisht gjeografinë politike planetare.
Rreth 82 për qind nuk do të dëshironin të hynin në Bashkimin Evropian nëse si kusht është njohja e pavarësisë së Kosovës.
Gjithashtu rreth 55 për qind e qytetarëve përkrahin “Ballkanin e Hapur” me pjesëmarrjen e tre shteteve – Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, raporton nova.
Ajo reagoi spontanisht dhe instinktivisht, duke treguar një solidaritet dhe ndjeshmëri thuajse të pabesueshme dhe të parezervë me palën ruse, në një masë që habiti edhe rusofilët vendas (ndoshta vetë Moskën) dhe i solli “evropianët” profesionistë vendas në prag të histerisë dhe dëshpërimit.
Mbi 80 për qind e qytetarëve serbë janë kundër vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, madje kjo përqindje është rritur me rreth dy për qind krahasuar me anketën e para dy muajve më parë.
Në të njëjtën kohë, mbështetja për anëtarësimin eventual në NATO, e cila kurrë nuk ishte e lartë dhe kryesisht lëvizte rreth dhjetë për qind, ra në një minimum historik.
Ndryshe, në hulumtimin e opinionit publik nuk janë përfshirë edhe qytetarët serbë të Kosovës.
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...