Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, duke thënë se i ka gjetur të fortë dhe me besim në të vërtetën.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj u shpreh se, ndonëse pritja ka qenë e gjatë, fundi i saj po afrohet.
“Ka pritje që zgjasin shumë. Ka ditë që numërohen një nga një. Por ka edhe momente kur e ndjen se fundi i kësaj padrejtësie po afrohet”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai bëri të ditur se gjatë vizitës i ka takuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
“Sot i vizitova miqtë e mi, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë. I gjeta të fortë, me dinjitet dhe me besim të palëkundur në të vërtetën”, ka theksuar ai.
Hoxhaj ka shtuar se shtatori po afrohet, duke iu referuar muajit kur pritet shpallja e aktgjykimit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.
“Shtatori është gjithnjë e më afër. Bashkë me ta, e presim ditën kur do të kthehen në Kosovë, aty ku e kanë vendin”, ka përfunduar Hoxhaj.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...