Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit, duke dëshiruar agjërim të lehtë, paqe e dashuri për të gjithë.
Enver Hoxhaj, ish-zëvendëskryeministër dhe tani deputet i Republikës së Kosovës, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se edhe pse “muaji i Ramazanit na gjeti në kohë të rëndë, në pandemi, duhet të besojmë dhe të përkushtohemi që situatën që ka kapluar gjithë globin, ta kalojmë shpejtë dhe në mirëkuptim dhe tolerancë me njëri – tjetrin.”
Hoxhaj, ka shkruar se të gjithë duhet të besojmë në efektet globale të veprave të mira që mund t’i bëjmë ne në shtëpinë tonë, në lagjen, qytetin, vendin tonë.
Statusi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:
Të gjithë besimtarëve myslimanë, në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, ju uroj agjerim të lehtë, paqe, dashuri e harmoni në familje dhe me njëri-tjetrin. ??
Edhe pse muaji i Ramazanit na gjeti në kohë të rëndë, në pandemi, duhet të besojmë dhe të përkushtohemi që situatën që ka kapluar gjithë globin, ta kalojmë shpejtë dhe në mirëkuptim dhe tolerancë me njëri – tjetrin.
Të gjithë duhet të besojmë në efektet globale të veprave të mira që mund t’i bëjmë ne në shtëpinë tonë, në lagjen, qytetin, vendin tonë. /arbresh.info
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...