Enver Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm dhe deputet nga PDK, ka zhvilluar sot një takim me Jens Stoltenberg, Ministër i Financave të Norvegjisë dhe ish-Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s, gjatë Konferencës për Siguri në Munich.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoxhaj ka publikuar një fotografi me Stoltenberg, në Konferencën e Sigurisë në Munich.
“Sot takova Jens Stoltenberg në Konferencën për Siguri në Munich, Ministër i Financave i Norvegjisë. Bashkëpunimi ynë ka nisur kur ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Jemi takuar disa herë dhe Stoltenberg ka qenë gjithmonë mbështetës i aspiratave Euroatlantike të Kosovës, përfshirë synimin e vendit për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Hoxhaj.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...