Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën treditore të Sigurisë në Mynih, sot ka takuar edhe Presidentin e ri të sapo zgjedhur të Finlndës, Aleksander Stubb.
Nënkryetari i Kuvendit dhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e tretë të Konferencës për Siguri në Mynih, takoi Presidentin e sapo zgjedhur të Finlandës Aleksander Stubb, të cilin e falenderoi për miqësinë me Kosovën.
“Kënaqësi e veçantë të takoj dhe bisedoj me Presidentin e sapo zgjedhur të Finlandës ??, Aleksander Stubb, një lider inspirues dhe një mendje gjeopolitike. E urova për përgjegjësinë e re shtetërore dhe e falenderova për miqësinë me Kosovën ??!”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj, mëngjesin e sotëm u takuar gjithashtu edhe me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, siç u shpreh Hoxhaj, “dikur si ministër i jashtëm i Letonisë, mbeti gjithnjë një mik i Kosovës në secilën përgjegjësi shtetërore që kishte”.
Gjithashtu, mëngjesin e sotëm, Enver Hoxhaj u takua edhe me deputetin e Bundestagut Gunther Krichbaum, me të cilin tha se patën diskutim rreth bashkëpubënimit në mes Kosovës dhe Gjermanisë./Arbresh.info/

E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...