Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar veprimet më të fundit të Serbisë kundër liderëve të Kosovës, duke keqpërdorur organizatat ndërkombëtare. Së fundmi, Serbia ka arritur që përsëri t’i kthejë në databazën e interpolit fletarrestet për Thaçin dhe Haradinajn.
Hoxhaj tha se ky keqpërdorim i institucioneve ndërkombëtare nga ana e Serbisë, po vazhdon duke përdorur akuza që tashmë janë dëshmuar të jenë të rrejshme.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj deklaroi se këto veprime nuk janë as në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, as në frymën e perspektivës evropiane, e aq më pak kjo nuk do të ndihmojë normalizimin e raporteve mes dy vendeve.
“Serbia vazhdon të abuzojë me organizatat ndërkombëtare për ta dëmtuar Kosovën përmes fletëarresteve të Interpolit, me deklarata që tashmë janë dëshmuar të jenë të pavërteta. Kjo sjellje nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira as të perspektivës evropiane, aq më pak e ndihmon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka shkruar Hoxhaj në Tëitter.
Ministri i Brendshëm serb ka deklaruar sot se interpoli i ka rikthyer fletëarrestet për presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, të cilat ishin tërhequr nga databaza e kësaj organizate në dhjetor të vitit të kaluar./arbresh.info/
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad