Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar mundësitë që i hapen Kosovës për të avancuar procesin e njohjes ndërkombëtare.
Ai ka kujtuar se gjatë mandatit të tij, Pranvera Arabe u shfrytëzua për të siguruar njohje të rëndësishme nga vende si Kuvajti, Egjipti, Libia dhe Jemeni, duke ndërtuar raporte të reja me shtetet arabe sunite, transmeton Arbresh.info
Hoxhaj ka vënë theksin në rënien e regjimit të Bashar al-Assadit si një mundësi strategjike për Kosovën për të tejkaluar ndikimin iranian në vende si Siria, Libani dhe Iraku. Ai ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës për mungesën e një qëndrimi dhe për strategjinë pasive lidhur me procesin e njohjes së shtetit të Kosovës.
“Diplomacia e Kosovës duhet të dalë nga moratoriumi i vetë-imponuar dhe të përdorë momentumin aktual për të zgjeruar njohjet ndërkombëtare,” ka deklaruar Hoxhaj, duke sugjeruar njohjen e qeverisë së përkohshme të Sirisë si një hap strategjik./Arbresh.info
Darka e fundit në shtëpi, finalistët përballen me njëri-tjet...
Ambasadori Walker shoqëron Hamzën në tubimin në Shtime
Haradinaj në Pentagon flet me zyrtarët amerikan për anëtarës...
Nis shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit në nj...
Lista për Familjen nesër hap fushatën zgjedhore në Gjilan, P...
Stuhia Eowyn/ Irlanda mbyll shkollat dhe universitetet të pr...