Në këtë takim, të thirrur për dakordimin e datës së zgjedhjeve lokale, kryetari Hoxhaj ka paraqitur qëndrimin e PDK-së në lidhje me këtë proces.
Kryetari Hoxhaj ka kërkuar nga presidentja e vendit që para se të shpallë datën e zgjedhjeve, të angazhohet maksimalisht në kompletimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).
“Mosveprimi i presidentes mund të rrezikoj apo dëmtoj procesin zgjedhor. Andaj, ne kërkuam nga presidentja që të miratoj të drejtën tonë kushtetuese si parti që të kemi dy anëtarë të KQZ.”, ka thënë kryetari Hoxhaj.
Sa i përket datës, kryetari Hoxhaj ka thënë se presidentja duhet të caktojë një datë që i jep kohë të mjaftueshme KQZ-së për përgatitjen profesionale të këtij procesi.
“Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga presidentja që të caktoj një datë për zgjedhjet lokale e cila i jep kohë të mjaftueshme KQZ-së dhe mekanizmave tjerë të përgatisin një proces zgjedhor sa më të mirë.”, ka thënë kryetari Hoxhaj.
Në fund, kryetari Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike është duke i bërë përgatitjet e saj maksimale për këto zgjedhje. PDK deri më tani ka prezantuar tri kandidatura për kryetar të komunave në Prizren, Shtime dhe Fushë Kosovë./arbresh.info/
Tragjedia me 47 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë...
Video/ Tragjedia me 47 viktima në Crans-Montana, momenti kur...
Vuçiq: Pikat kyç të marrëveshjes për shitjen e NIS-it te MOL...
Kurti: Daci dha shembull se si duhet zhvilluar beteja politi...
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
Vetura përplaset me kamion në Malishevë, një person i lëndua...