Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është duke zhvilluar një seri takimesh në kërkim të njohjes së vendit nga ato shtete që nuk e kanë bërë ende këtë gjë.
Ai ka theksuar se ka gatishmëri në rritje të shteteve të ndryshme për ta njohur pavarësinë e vendit, njofton Klan Kosova.
Në turin lobues në New York takova edhe përfaqësuesit e Greqisë, Izraelit, Sudanit Jugor dhe Singaporit, të cilëve u kam kërkuar t’i bashkohen listës prej 111 shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ka një gatishmëri në rritje të shteteve hezituese për ta njohur Kosovën dhe për këtë jam optimist. Po ashtu, kam takuar edhe përfaqësuesit e shteteve mike si Franca, Italia e Finlanda me të cilët diskutova çështjen e koordinimit për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare në muajt e ardhshëm. EH
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...