Zyrtarja kryesore ekzekutive në komunën e Mitrovicës Veriore, Adriana Hoxhiq, ka lavdëruar punën e KFOR-it të cilën është duke e bërë në ruajtjen e paqes në përgjithësi, dhe sigurisë njerëzore në veçanti.
Ajo, e kontaktuar nga KosovaPress, ka thënë se pjesëtarët e KFOR-it kanë dëshmuar shumë herë qasjen e tyre të drejtë në kuptimin e plotë të nevojave të qytetarëve
“Duke marrë parasysh situatën politike kaotike në Kosovë, KFOR-i është duke bërë punë të shkëlqyeshme, sidomos kur është fjala për komunën e Mitrovicës së Veriut. Ata kanë dëshmuar shumë herë qasjen e tyre të drejtë në kuptimin e plotë të nevojave të qytetarëve. Ata dëshmuan se nuk janë vetëm burra dhe gra në uniforma me armë, por burra dhe gra me zemër të madhe dhe gatishmëri të shkëlqyeshme për të mbështetur nevojat lokale, me theks të veçantë të sigurisë së mirë për të gjithë”, theksoi Hoxhiq.
Ambasadori britanik shkruan për takimin me Osmanin: Bisedime...
Kyle Walker është pensionuar nga Anglia
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...