Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se ka qenë sot në Burgun e Dubravës, për të kujtuar të rënët dhe për të nderuar të mbijetuarit e Masakrës që shokoi Kosovën 22 vjet më parë, në maj të vitit 1999.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook tha se kur një burgu të madh politik si Jugosllavia po i vinte fundi, si rezultat i luftës tonë çlirimtare të UÇK-së, në burg të Dubravës me urdhër të Millosheviqit dhe regjimit të tij gjenocidal u realizua masakër mbi shqiptarë me duar të lidhura e të pambrojtur.
“Mbi 150 shqiptarë të vrarë brenda burgut dhe mbi 300 të tjerë të plagosur, janë dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë. Përkundër fakteve që ulërisnin dhe lidhnin direkt kriminelin Millosheviq me urdhërdhënie, kryeprokurorja Del Ponte qëllmishëm nuk përfshiu këtë masakër në aktakuzën e saj kundër tij, duke ua mohuar drejtësinë qindra shqiptarëve”, shkroi Hoxhaj.
“Çdo ditë që kalon pa drejtësi për viktimat e Masakrës së Dubravës, është vrasje e përsëritur për familjet e viktimave dhe atyre që i kanë mbijetuar këtij tmerri. Paradoksi fatkeqësisht vazhdon edhe sot, ku në vend të kriminelëve që kryen këtë masakër, drejtësia ndjek çlirimtarët e UÇK-së. Megjithatë, edhe pse rruga për drejtësi është e mundimshme, shpeshherë edhe e gjatë, motivi e vullneti ynë është më i madh. Nuk ka amnisti të gjenocidit serb në Kosovë! Liri për çlirimtarët”, shtoi ai.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell