Kryetari dhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se PDK’ja në këto zgjedhje garon për të dalë e para.
Hoxhaj tha se situata nuk është e ngjashme si në vitin 2019 dhe 2014, ku PDK’ja nuk favorizohej nga sondazhet.
“PDK’ja në këto zgjedhje garon për vendin e parë. Së shpejti do ta dalim edhe me program politik”, është shprehur Hoxhaj, shkruan Express.
Tutje, Hoxhaj tha se në sondazhe partia e tij qëndron jashtëzakonisht mirë.
“Nuk është e krahasueshme me situatën që ishte në 2019, madje edhe në 2014 ku të gjithë ishin kundër PDK’së. Por, ne në vitin 2014 dolëm ta parët. Ne me sondazhe jemi jashtëzakonisht mirë”, shtoi Hoxhaj./Express/
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...