Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një konference për media ka thënë se PDK e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë zgjedhjeve të reja.
Hoxhaj ka thënë se data 24 janar apo 31 janar, janë data të mundshme për zgjedhjet.
“Një vendim i tillë ka qenë i pritur për shkak të krizës politike që ka qenë vendi prej 6 tetorit 2019. Tetori i 2019 është treguar një mashtrim i madh për qytetarët e Kosovës. Asnjë qytetar nuk e ka miratuar këtë degradim, asnjë biznes nuk e ka merituar mbylljen e asnjë punëtore humbjen e vendit të punës, dhe kjo është faj i dy qeverive”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj theksoi se si PDK janë të gatshëm për zgjedhje dhe të bindur se e ofrojnë programin më të mirë dhe kanë njerëzit e duhur për të udhëhequr me shtetin e Kosovës.
“Ju e dini që PDK është parti e vendimmarrjes dhe vendimeve të mëdha. Ne do të ofrojmë shpresë sepse jemi parti e shpresës, do të ofrojmë stabilitet, siguri dhe progres dhe programin më të mirë ekonomik”, tha Hoxhaj, shkruan Arbresh.info.
Ai theksoi se shumë shpejt do të dalin edhe me emrin e kandidatit për kryeministër.
“Emrin së shpejti do ta kemi në publik. Në këtë kohë kemi pasur unitet të mirëfilltë të brendshëm. PDK nuk është pa zot shtëpie”, tha Hoxhaj./Arbresh.info/
PDK: Qeveria Hoti dhe Kurti më të dobëtat në historinë e demokracisë së re të Kosovës
Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025