Demokratik e quan mocionin e mosbesimit nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj në Rubikon të KTV-së ka thënë se fryma për votim pro të mocionit që shpiu në rrëzimin e qeverisë nuk ishte deri pak kohë më parë. Ai ka përmendur demarkacionin si një nga “proceset e tejzgjatura që sollën një vendim të tillë.
Mendim i pjekur në mënyrë graduale e quan Hoxhaj vendimin për votim të mocionit.
“Përshtypja e përgjithshme ka qenë në PDK që disa nga proceset që është dashtë të kryhen janë shtyrë në pafundësi”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj thotë se kanë qenë optimist që viti 2017 do të sjell dinamikë të re.
“Vitin e kaluar kemi menduar që të paktën në 2017 do të kemi një dinamikë të re, që do ta ratifikojmë marrëveshjen”, ka thënë ai/Arbresh.info/
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...