Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka marrë librin e nënshkruar nga ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, librin e tij mbi Winston Churchill, ish-kryeministrin britanik që çoi Britaninë në fitore gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social X, ka shkruar se sapo ka përfunduar librin, që e quajti magjepsës, të Boris Johnson mbi Churchillin.
Sipas Hoxhajt, ky është një libër, një eksplorim i thellë nga një udhëheqës dhe autor i shquar, duke hedhur dritë mbi një nga shtetarët më të shquar në botë
“Sapo përfundova librin magjepsës të Boris Johnson mbi Churchillin – një eksplorim i thellë nga një udhëheqës dhe autor i shquar, duke hedhur dritë mbi një nga shtetarët më të shquar në botë. Britania e Madhe vazhdon të shërbejë si busull udhërrëfyese e Evropës, veçanërisht gjatë kohërave sfiduese.”, ka shkruar Hoxhaj./Arbresh.info/
Kyle Walker është pensionuar nga Anglia
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë