Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj në një postim në Facebook ka shkruar se tani ka ardhur koha që Podujeva t`i kthehet ndryshimit.
“Është momenti kur për Podujevën po troket koha e ndryshimit. Sot duhet thënë stop, së bashku, keqqeverisjes 20 vjeçare, e cila e la këtë anë pa zhvillim. Së bashku, të rinj, të reja, profesionistë, pensionistë, burra e gra, t’i themi jo neglizhencës dhe injorimit të grupeve më të ndjeshme të shoqërisë sonë. Është momenti kur së bashku duhet të ndërtojmë një qytet të dinjitetshëm e miqësor për të gjithë!”, ka shkruar Hoxhaj.
Kështu sipas tij këtij qyteti u duhet guximi i Naim Fetahut.
“Prandaj në këtë moment ndryshimi, Podujevës i duhet elani e guximi i Naim Fetahut. Naim Fetahu, me mbështetjen edhe të PDK-së, do t’ia kthejë Podujevës atë që i është mohuar që 20 vjet, dinjitetin dhe perspektivën, sepse Podujeva meriton më mirë!”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...