Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj që është edhe anëtar i Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë, ka thënë se nuk dihen temat e takimit të nesërm në Bruksel.
Ai ka konfirmuar për Klan Kosova se dy bashkëdrejtuesit e këtij ekipi, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, nuk do të takohen nesër me Shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federic a Mogherini.
“Takimi i nesërm ka karakter koordinues”, ka thënë Hoxhaj përmes telefonit.
“Limaj dhe Ahmeti nesër do të takohen me këshilltarët e Mogherinit dhe temat për të cilat do të bisedohet nuk dihen, nuk i dinë as pala serbe”, ka shtuar ai, duke u përgjigjur rreth raportimeve nga mediat serbe se heqja e taksës ndaj produkteve serbe nesër do të shtrohet në tavolinë.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...