Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një shkrimi duke thënë se kur politika e jashtme e Kosovës shërbehet dhe reduktohet vetëm në dialog me Serbinë, pjesëmarrja e Kosovës në Asamble të Përgjithshme të OKB-së nuk përmbushë asnjë interes.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në Asamble të Përgjitshme të OKB-së nuk përmbush asnjë interes, “sepse atje as nuk do të komunikohet as ndonjë njohje dhe as votë për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare”.
“Kur politika e jashtme e Kosovës shërbehet dhe reduktohet vetëm në dialog me Serbinë dhe dialogu nuk është fare platformë për njohje të ndërsjellë, por është instrument për menaxhimin e krizës në veri, pjesëmarrja e Kosovës në Asamble të Përgjitshme të OKB-së nuk përmbush asnjë interes, sepse atje as nuk do të komunikohet as ndonjë njohje dhe as votë për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare! Me rëndësi pjesëmarrja si dekor dhe si qëllim!”, ka shkruar Hoxhaj.
Ushtarët e Zvicrës do të qëndrojnë në Kosovë deri në vitin 2...
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit