Hoxhaj flet për gjithçka që ndodhi në mbledhjen e Haradinajt me Mogherinin

18:03 | 18 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka folur rreth takimit të djeshëm që patën përfaqësuesit qeveritarë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, në krye me Federica Mogherinin. Hoxhaj tregoi që ka pasur tensione, përveç atyre publike, edhe brenda mbledhjes.

“Znj. Mogherini ishte e prerë. Ka folur shumë gjatë për taksën ndërsa edhe kryeministri Haradinaj ka mbrojtur vendimet e tij”, ka thënë Hoxhaj frontal të T7.

“Ka pasur tensione edhe në takimin e mbyllur, edhe në atë publik. Megjithatë, BE është partneri ynë më i mirë dhe mes partnerëve ka edhe tensione”, është shprehur Hoxhaj.

Tutje, Zv,kryeministri tregoi se Haradinaj dhe Mogherini nuk mbajtën konferencën e përbashkët për shkak se nuk u pajtuan në mbledhje.

“Nuk kishte vullnet të mbajtjes së konferencës për shkak të dallimëve në qëndrime. Por më duhet se znj. Mogherini nuk pati edhe kohë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale