Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj pas mbylljes mbledhjes urgjente të sapombajtur në Kombe të Bashkuara, për situatën në Ukrainë, ka thënë se kjo është një ditë historike.
Tani nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj përmes një statusi në rrjetin social Twitter ka thënë se sot është ditë historike në Kombe të Bashkuara.
Ai, tutje ka thënë se edhe një herë u vërtetua se regjimet si ai i Putinit nuk kanë jetë në botën demokratike
“Ditë historike në OKB sot. U vërtetua edhe një herë se regjimet si ai i Putinit nuk kanë jetë në botën demokratike! Ne qëndrojmë me Ukrainën! ????”, ka shkruar Hoxhaj më Twitter.
Sot, mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme mbahet pas vendimit Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), që dje miratoi projekt-rezolutën për seancë të jashtëzakonshme për çështjen e Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku morën pjesë 193 vende anëtare./arbresh.info/
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...