Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, aktualisht nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se po qëndron në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se është takuar me deputetin e Parlamentit Evropian Lukas Mandl, për të cilin tha se është bërë zë i fuqishëm i Kosovës dhe shqiptarëve në Austri dhe Evropë.
Hoxhaj, tutje shkroi se Bashkimi Evropian mund ta përmirësojë padrejtësinë e saj shumëvjeçare ndaj Kosovës vetëm nëse këtë fundvit liberalizon vizat për Kosovën.
“Kënaqësi të takoj mikun tim të kahmotshëm, deputetin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl! Në traditën habsburge është bërë zë i fuqishëm i Kosovës dhe shqiptarëve në Austri dhe Evropë! ???? BE mund ta përmirësojë padrejtësinë e saj shumëvjeçare ndaj Kosovës vetëm nëse këtë fundvit liberalizon vizat për Kosovën!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./arbresh.info/
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...
Mourinho dëshiron ta përforcojë edhe krahun e majtë të mbroj...
Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive...
Ylli i Holandës humb Kupën e Botës, nuk arrin rikuperimin me...
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani
Këta janë 10 kandidatët për deputet më të votuarit deri më t...