Kandidatja për deputete nga PDK, Eliza Hoxha ka treguar se lufta e kundër korrupsionit është pikë e fortë e kësaj partie.
Hoxha në Debat Plus në RTVD tha se Veseli e ka filluar këtë ‘luftë’ nga lista e deputetëve në PDK.
‘’Zotëri Veseli jo rashtësisht është fokusuar tek lufta kundër korrupsionit dhe këtë e ka nisur nga shtëpia e vet e ka dëshmuar dhe e ka mbajtur premtimin me pastrimin e listës dhe me ofrimin e një liste e cila është e baraspeshuar me njerëz të rinjë të sferave të ndryshme profesionale
Ka krijuar programin 7 pikësh në mënyren si do të bëhet ky process. Në marrjen e mandatit të tij nuk do të mbet proces vetëm brenda partisë së tij. Veseli e ka shumë seriozisht këtë betejë. Kemi vendosur të merremi me të dhe ta kthejmë procesin kah e mira dhe e mbara. Në këtë pikë na dallon nga partitë e tjera sepse i kemi bërë vijë të kuqe dhe zynojmë se kjo platformë nuk është e rëndësishme vetëm për PDK’në por për krejt Kosovën sepse sjellë sistem të vlerave, krijon mundësi të reja për profesione të ndryshme dhe krijon sisteme vlerash në krijimin njerëzor. Fokusi im është më shumë ne sferën e kulturës dhe planifikimin zhvillimor hapësinor dhe pjesa e arsimit’’, përfundon Hoxha.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...