Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përshëndetur vendimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që me procedurë të përshpejtuar, kanë vënë në rend të ditës, Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”.
Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha, në rrjetin social:
“Përshëndes vendimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që sot me procedurë të përshpejtuar, kanë vënë në rend të ditës, Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”.
Miratimi i këtyre dy projektligjeve, ka rëndësi të madhe për qytetarët e Kosovës, sepse, kështu do të mundësohet që me IPA 2017, pjesa e parë, vendi përfiton 48 milionë euro, ku përfshihen 11 projekte të cilat do të ndihmojnë përafrimin me legjislacionin e BE-së, të drejtat e njeriut, efiçiencën e energjisë, ekonominë digjitale, sigurinë ushqimore si dhe përkrahjen për lidhjen më të mirë të arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale.
Programi Evropa për qytetarët, përmban gjithsej 187 milion euro fonde që promovojnë qytetarinë aktive evropiane dhe si fokus ka autoritetet lokale, organizatat hulumtuese të politikave, grupet e qytetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile. Programi zbatohet nëpërmjet thirrjeve për propozime, ku ftohen organizatat nga vendet e BE-së dhe vendet tjera që kanë qasje në program për të aplikuar.
Mund të kemi qasje në dy thirrje të cilat afatin e fundit për aplikim e kanë më 1 shtator të këtij viti si: Binjakëzimi i qyteteve (towntwinning); dhe Rrjeti i qyteteve (networkoftowns), të cilat iu dedikohen projekteve të përgatitura nga autoritetet lokale.
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, mes tyre...
Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituar...
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...