Në një konferencë për media të mbajtur në ambientet e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), drejtori i Policisë së Kosovës, z. Hoxha, ka komentuar për kërcënimet që kanë ardhur pas arrestimit të zyrtarit serb Igor Popoviq.
I pyetur nga gazetarët, ai theksoi se institucionet e sigurisë janë të përgatitura për çdo zhvillim.
Ai shtoi se gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe stabile, me përjashtim të veriut të Kosovës, ku situata mbetet e brishtë për shkak të veprimeve të qëllimshme të Beogradit dhe grupeve kriminale të lidhura me të.
“Ne i dimë qëllimet e politikës së Serbisë, nuk është që gjithmonë kanë qenë apo fare herë kanë qenë në përkrahje të paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vendin tonë edhe po ashtu situata e sigurisë së Kosovës është e qetë dhe stabile përveç pjesës së Veriut, ku vazhdon të jetë e brishtë për shkak të veprimeve të politikës që shpeshherë qeveria e Serbisë, përveç grupeve të ndryshme kriminale, ekstremiste e terroriste i shkakton në pjesën veriore të Kosovës”, pohoi Hoxha./Arbresh.info
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend