Imami i xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi në ditën e dytë të Bajramit u ka dërguar drekë mysafirëve nga Afganistani.
Dreka u shërbye në Kampin Liya në Bondsteel, ku të pranishëm ishin edhe pjesëmarrës nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Marina Amerikane.
“Pata vërtetë nderin, kënaqësinë e privilegjin, që ditën e dytë të Fitër Bajramit të jem në Kampin Liya në Bondsteel, të dërgoj një drekë dhe t’ua shërbejë mysafirëve tanë Afganë, kishte edhe shumë pjesëmarrës të ftuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Marina Amerikane, të cilët bashkë janë duke kryer një punë të jashtëzakonshme.
Sot, ishte një ditë e veçantë e Fitër Bajramit, të cilën do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës”, ka njoftuar Maliqi.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...