Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se gjatë këtyre 25 viteve, policia ka arritur që të bëhet një institucion i besueshëm në vend dhe rajon.
“Në këto 25 vite policia ka qenë shtylla kryesore për mbrojtjen e popullit tonë. Në këto 25 vite policia ka arritur të bëhet një institucion i besueshëm në vend dhe në rajon. Për 25 vite kanë shërbyer mijëra policë që kanë diplomuar në 60 gjenerata që kanë kontribuar për vendin tonë”, tha Hoxha.
Sipas tij, Policia e Kosovës është e ndërtuar mbi parime demokratike, teksa shtoi se kanë arritur synimet që kanë pasur me aleatët për një polici demokratike në kryerjen e detyrave ligjore.
Gjatë fjalimit të tij, Hoxha theksoi se çdo sukses i arritur është fryt i bashkëpunimit.
“Duke qenë një parter i besueshëm ne fituam edhe përkrahjen e pa rezervë të aleatëve tanë të cilët na kanë qëndruar pranë përfshirë edhe në ditët më të vështira. Çdo sukses i arritur është fryt i bashkëpunimit. Sot deri sa festojmë këto arritje ne kujtojmë heronjtë tanë ku ju jemi mirënjohës familjeve të tyre. Zoti e bekoftë policinë tonë”, përfundoi Hoxha./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...