Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha gjatë një takimi me Ministrin e Punëve të Brendshme ka deklaruar se këtë vit pritet që të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës.
“Ne zotimet tona i kemi realizuar, duke shtuar përkushtimin në të gjitha nivelet, në pajtim me afatet që ta realizojmë me sukses fillimin e lëvizjes së lirë për qytetarët tanë. Informimi i mirë, me të gjitha strukturat e qytetarëve tanë, në veçanti me të rinjtë tanë, do të ulë rrezikun e keqpërdorimit të këtij procesi”, theksoi Ministrja Hoxha, thuhet në komunikatën për media lëshuar nga ky institucion.
Ministrja Hoxha dhe Ministri Gashi u dakorduan se procesi i integrimit do fuqizuar, duke zbatuar zotimet e masave të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së si dhe reformat tjera në këtë proces, duke përafruar vendin me vlerat integruese. /arbresh.info/
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...