Autoritetet serbe ditë më parë ndaluan një ish-zyrtar policor të Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, të cilit i shqiptuan masën e ndalimit prej 1 muaj paraburgim.
Kjo erdhi nën akuzat e Beogradit, se Arbnor Spahiu mori pjesë në operacionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u krye sulm ndaj policisë së Kosovës i udhëhequr nga ish nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq.
Por në një intervistë për Tëvë1, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha thotë prerazi se Spahiu nuk është pjesë e policisë që nga vitit 2022.
“Në rastin e fundit, po, ndalimi ish-zyrtarit tonë policor Spahiu është në vazhdën e këtyre përpjekjeve të Serbisë për të frikësuar dhe për të ndërruar imazhin tonë, Policisë së Kosovës, por edhe për të dekurajuar zyrtarët policor për t’i kryer punët e veta besoj se do të dështoi. Ai ka qenë ish-zyrtar policor, por i njëjti ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës në vitin 2022. Akuza sa pashë në medie gjatë ditës së djeshme për pjesëmarrjen në operacionin e Banjskes nuk qëndron fare, ai nuk ka qenë pjesë e operacioneve që nga vitit 2022 ai nuk jeton në Kosovës me bashkëshorten e tij jeton në Gjermani”, tha Hoxha.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...