Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, në fjalimin e tij gjatë ceremonisë për shënimin e 248 vjetorit të pavarësisë së këtij vendi, tha se ShBA-të ndihen krenare që mbështetën Kosovën gjatë këtij çerekshekulli.
“Duke vendosur paqen, duke ofruar siguri dhe duke ndihmuar në ndërtimin e kombit tuaj sovran, të pavarur dhe multietnik”, tha Hovenier.
Ai përmendi edhe disa nga heronjtë që iu takon dy partive në Shtetet e Bashkuara, demokratike dhe republikane, e që mbështetën vendin tonë në kohën më të errët.
“Presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, të dy anëtarë të Partisë Demokratike, si dhe ish-senatorin Robert Dole, i cili ishte një anëtar udhëheqës dhe ish-kandidat presidencial. për partinë republikane. Është e drejtë dhe me vend që të tre të kenë statuja apo buste përkujtimore këtu në Prishtinë, duke na kujtuar të gjithëve çdo ditë se çfarë kanë bërë për popullin e Kosovës”, tha ai.
Diplomati amerikan tha se ShBA-të ishin, janë dhe do të jenë me popullin e Kosovës.
“Ndërsa ju ecni përpara dhe arrini këtë vizion të një shteti sovran, demokratik dhe multietnik”, tha diplomati amerikan.
Gjatë fjalimit të tij Jeffrey Hovenier kujtoi edhe pjesë nga takimi me presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova.
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut