Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier pas ceremonisë së dorëzim-pranimit të donacionit të kamerave të trupit nga Policia e Kosovës ka folur për situatën në veri.
Hovenier tha se është në bisedime me Qeverinë Kurti dhe siç tha ai, duhet bërë dy gjëra de-eskalimi i mëtutjeshëm i situatës në veri, shkruan Arbresh.info.
Tutje ai tha se dëshiron të shoh përpjekje nga Kosova dhe Serbia për implementimin e plotë të marrëveshjes e cila u arrit në Ohër.
“Mendojmë që është e rëndësishme të arrihet de-eskalimi i mëtutjeshëm i situatës në veri dhe shmangia e situatave kur ka kërcënime të dhunshme dhe gjëja e dytë që duam të arrijmë është përpjekje të reja nga Kosova dhe Serbia për arritjen e implementimit të plotë të marrëveshjes të arritur në Ohër, kjo është mënyra për të ecur përpara”, ka thënë Hovenier./Arbresh.info.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...