Platforma “Made in Kosova” është lansuar sot e që do të ndihmojë në rritjen e bizneseve vendore dhe investimeve.
Krahas kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në ceremoni mori pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Me anë të një postimi në X, Hovenier u shpreh i lumtur që mori pjesë në këtë aktivitet me rëndësi për ekonominë e vendit, teksa theksoi se me mbështetjen e USAID-it, kjo platformë do të përmirësojë imazhin global të biznesit kosovar.
“Kënaqësi që ju bashkohem kryeministrit Kurti, zëvendëskryeministres Gërvalla dhe zyrtarëve për të lansuar sot platformën Made in Kosova. Me mbështetjen e USAID-it në Kosovë, kjo platformë do të përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës duke shfaqur cilësinë, diversitetin dhe konkurrencën e produkteve kosovare për investitorët dhe blerësit” shkroi Hovenier./Arbresh.info
Pleased to join PM Kurti, DPM/FM Gervalla and officials to launch the Made in Kosovo platform today. With support from USAID Kosovo, this platform will enhance Kosovo’s global business image by showcasing the quality, diversity & competitiveness of ?? products for investors and… pic.twitter.com/K716ErufM3
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 14, 2024
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...