Sot bëhen 16 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Miratimi i saj ishte një moment historik që shënoi fillimin e një epoke të re për Kosovën.
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Kushtetutës.
Hovenier ka shkruar në “X” se kosovarët e kanë përfshirë në kushtetutën e tyre vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme demokratike.
Tutje, ai ka theksuar se janë krenar për mbështetjen që i japin Kosovës dhe popullit të saj.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Gëzuar Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Kosovarët e kanë mishëruar në kushtetutën e tyre vendosmërinë për të ‘ndërtuar një të ardhme të Kosovës si vend i lirë, demokratik e paqedashës, që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët…’ Jemi krenarë për mbështetjen tonë teksa si jemi partnerë me popullin e Kosovës për ta arritur vizionin e përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Happy Constitution Day, Kosovo! Kosovans enshrined in their constitution their determination to “build a future of Kosovo as a free, democratic and peace-loving country that will be a homeland to all of its citizens…” We are proud of our support as we partner with the people of… pic.twitter.com/BhGrm9d3lv
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 9, 2024
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...