Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, për fjalimin e tij në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet në Prishtinë.
Hovenier përmes një shkrimi në Twitter tha se Blinken në fjalimin e tij nderoi më së miri trashëgimin e Sekretares së ndjerë, Madaline Albright, duke avancuar parimet e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Faleminderit Sekretarit Blinken për mesazhin e tij prekës gjatë sesionit kryesor të #WPSRKS2022. Siç ndan Sekretari Blinken në mesazhin e tij, ne mund ta nderojmë më së miri trashëgiminë e Sekretares Albright duke avancuar parimet e WPS dhe duke qenë të vërtetë ndaj vlerave tona”, ka shkruar Hovenier./arbresh.info/
Thanks to @SecBlinken for his moving message during the keynote session of #WPSRKS2022. As Secretary Blinken shares in his message, we can best honor Secretary Albright’s legacy by advancing WPS principles and being true to our values. https://t.co/fR7fotxpbK
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 22, 2022
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...