Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë thirrje për një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës në konkursin e hapur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Me anë të një postimi në “X”, ai tha se besimi i publikut tek sistemi i prokurorisë dhe tek kandidatët që përzgjidhen varet shumë edhe nga ky proces i përzgjedhjes, shkruan Arbresh.info.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hapur të hënën konkurset për pesë pozita të Kryeprokurorit. SHBA i bën jehonë thirrjes së BE-së për një proces përzgjedhjeje të drejtë, të hapur dhe gjithëpërfshirëse që vlerëson meritat dhe përfaqësimin gjinor. Besimi i publikut tek sistemi i prokurorisë dhe tek kandidatët e përzgjedhur varet shumë nga besueshmëria e proceseve të administruara nga KPK”, ka shkruar ambasadori amerikan./Arbresh.info/
On Monday, the Kosovo Prosecutorial Council opened vacancies for five Chief Prosecutor positions. The U.S. echoes the EU’s call for a fair, open, and inclusive selection process that values merit and gender representation. Public trust in the prosecution system and in the…
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 23, 2024
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...