Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti është takuar me drejtorët e shkollave të komunës së Junikut dhe Dragashit. Ata kanë diskutuar për Programin Nacional për Rininë dhe për garat që janë duke u zhvilluar në kuadër të këtij programi.
Në të dyja komunat, Koordinatori Hoti foli për sukseset e nxënësve në garat nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe atyre të Diturisë. Ai tha se ky sukses nuk do të ishte i mundur pa përkushtimin e drejtorive komunale të arsimit, drejtorëve dhe stafit të shkollave.
“Në nivel të Republikës së Kosovës kemi arritur të kemi 44723 fitues. Kjo është bërë në bashkëpunim dhe punën e të gjithë drejtorëve të shkollave të Republikës. Programi Nacional për Rininë ju dha mundësi të jashtëzakonshme të gjithë nxënësve pa dallim origjine, përkatësie etnike që të shprehin dijen dhe talentin e tyre, ku çdo i 6 nxënës ka fituar një shpërblim. Unë pres që edhe në garat e tanishme nxënësit e komunës suaj të tregohen të suksesshëm”, tha ndër të tjera Hoti.
Në Junik, Hoti u priti nga Kryetari i Komunës, Agron Kuçi i cili e uroi Koordinatorin Hoti për punën e jashtëzakonshme dhe të suksesshme në realizimin e programit. “Uroj që ky projekt të vazhdojë përgjithmonë. Ne si Komunë e Junikut jemi shumë të kënaqur me projektin si dhe suksesin e nxënësve tanë”, tha Kuçi.
Ndërsa, në Dragash, Hoti shtoi se është për tu vlerësuar lartë bashkëpunimi në këtë komunë pasi që këtu jetojnë edhe një pjesë e komuniteteve. Ai tha se ndihet i kënaqur që komunitetet e kësaj komune e kanë gjetur veten në këtë program sepse ai është hartuar për të gjithë nxënësit.
Kurse, Drejtori Komunal i Arsimit në Komunën e Dragashit, Vloran Cenaj, e falënderoi Koordinatorin Hoti për vizitën dhe drejtorët për punën në realizimin e programit. Ai tha se “jemi të kënaqur me projektin, i kemi përfunduar garat në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në nivelin shkollor dhe jemi duke vazhduar me pjesën tjetër. Ne e përkrahim vazhdimin e projektit të garave pasi që jemi të kënaqur me vijueshmërinë dhe gjithëpërfshirjen edhe të komuniteteve në të”.
Në shenjë falënderimi për bashkëpunim dhe për kontributin e dhënë në garat e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe garat e Diturisë, Hoti ndau mirënjohje për kryetarët e të dyja komunave, drejtorët komunalë të arsimit si dhe për drejtorët e shkollave të tyre./arbresh.info/

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...