Hoti, Veliu dhe Selmanaj arrijnë në Kuvend

19:50 | 3 Prill 2021

Ani pse disa nga deputetët e LDK-së ishin më të zëshëm kundër votimit të Vjosa Osmanit për Presidente të Republikës së Kosovës, ata tashmë kanë arritur në sallën e Kuvendit.

Avdullah Hoti, Agim Veliu, Driton Selmanaj, tashmë janë ulur në vendet e tyre në sallën e Kuvendit dhe po presin që të nis seanca e jashtëzakonshme për votimin e Presidentes.

Përveç tyre, në sallë kanë arritur edhe kreu i LDK-së, , Lumir Abdixhik, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, Anton Quni, Valentina Bunjaku si dhe Besian Mustafa. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara