Kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar spitalin ushtarak të FSK-së.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka bërë me dije se këtë inspektim e kanë bërë për të parë kapacitetet që FSK-ja do t’i vërë në dispozicion të qendrës spitalore në rast se do të kenë nevojë t’i përdorin.
“Bashkë me ministrin e Shëndetësisë inspektuam spitalin ushtarak, për të parë kapacitetet që FSK-ja do t’i vërë në dispozicion të qendrës spitalore, në rast se do të kemi nevojë që t’i përdorim ato për përballje me #COVID19”, ka shkruar Hoti.
Hoti ka publikuar edhe fotografi ku shihet makineria ushtarake që Kosova e bleu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./arbresh.info/
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/photos/pcb.3492697290791600/3492696204125042/?type=3&theater
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...