Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me rastin e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës ka thënë se sot kujton të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit.
Hoti përmes një postimi në Facebook ka kujtuar të gjithë fëmijët dhe të moshuarit që u vranë e u masakruan, transmeton arbresh.info
Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë ndërkombëtarët dhe ka kujtuar momentin e hyrjes së forcave ushtarke të NATO-së në Kosovë.
Postimi i plotë:
Sot i kujtojmë me krenari të gjitha gratë dhe burrat që dhanë jetën dhe sakrifikuan që ne ta gëzojmë lirinë. Sot i kujtojmë fëmijët dhe të moshuarit që u vranë e masakruan në shtëpitë e tyre vetëm se ishin shqiptarë.
Në këtë ditë të veçantë i falënderojmë miqtë tanë ndërkombëtarë, duke kujtuar me shumë emocion momentin e çlirimit, momentin e hyrjes së forcave ushtarake të Aleancës Veri-Atlantike, NATO, në Kosovë.
Veç homazheve për nderë të Ditës së Çlirimit, sot morra pjesë edhe në hapjen për vizitorë të muzeut më të ri në kryeqytet, ish Burgut të Prishtinës, nëpër të cilin burg u përndjekën shumë patriotë e patriote!
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...
Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një ...
Një i burgosur gjendet i vdekur në qelinë e tij në Burgun e ...