Ministri i Financave, Avdullah Hoti është shprehur se fondi i skemës pensionale do të rritet për 23 milionë euro.
Madje ai përmes një postimi në Facebook rritjen e pensioneve për pensionistët kontributdhënës e ka cilësuar si diçka për të cilën nuk duhet të dyshohet më.
“Fondi i skemës pensionale rritet për 23 milionë euro, ashtu si kam thënë të premten në konferencë me FMN-në. Kjo është punë e kryer. Buxheti me këtë ndarje shtesë prej 23 milionë eurosh do të aprovohet në Qeveri javën që vjen. Mandej varet nga Kuvendi se sa shpejt do ta aprovojë ligjin e buxhetit për 2016-n”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...