Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka vizituar sot Qendrën e Situatave, ku është njoftuar nga afër me gjendjen nëpër komuna, pas reshjeve të fundit të shiut dhe të borës të cilat kanë shkaktuar vërshime në shumë rajone të vendit.
“Në takim me drejtorin e kësaj qendre, Shaqir Shaqiri, dhe sekretarin e Sekretariatit për Siguri, Shpend Tërdevaj, Hoti ka diskutuar për masat që duhet të ndërmerren me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës së krijuar.
Institucionet e Kosovës janë duke e përcjellë nga afër situatën dhe të gjitha kapacitetet shtetërore janë vënë në gjendje gatishmërie, përfshirë këtu Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Shtabet Lokale dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Po ashtu, Hoti është në komunikim edhe me komandantin e KFOR-it, Gjeneral-Majorin, Franco Federici, i cili ka shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmën e forcës paqeruajtëse nëse një gjë e tillë do të jetë e nevojshme”, thuhet në njoftimin për media.
Për të parë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e fundit të cilat kanë shkaktuar vërshime në rajone të ndryshme të vendit, Hoti sot në orën 12:30 do të vizitojë fshatin Dobroshec të Komunës së Drenasit.
Trump kërcënon Iranin pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit: ...
Përfundon afati në KQZ: 22 parti në garë, dy koalicione të r...
Teherani paralajmëron: Asnjë litër naftë nuk kalon Hormuzin ...
Nunezi pritet të kthehet në Evropë, këto klube e duan
BE dëshiron formim të shpejtë të qeverisë në Kosovë dhe komp...
Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...