Hoti: Ramush Haradinaj u takua me një serb që hetohet për krim të organizuar (FOTO)

18:19 | 1 Gusht 2017

Zëdhënësi i Vetëvendosjes Shkodran Hoti përmes një statusi në rrjetin social Facebook e ka komentuar takimin e Ramush Haradinajt me Milan Radojičić, shkruan arbresh.info

Hoti ka thënë se Radojičić është bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Zvonka Veselinović i cili në serbi hetohet për krim të organizuar.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:

Ramush Haradinaj dje e ka takuar Milan Radojičić, të cilit Gazeta Express iu referua si njëri nga figurat kryesore të komunitetit serb të Kosovës dhe raportoi se Haradinaj dhe ai kanë diskutuar lidhur me përfshirjen e Listës Serbe në Qeverinë e drejtuar nga Haradinaj.

Nuk e di me çfarë e ka matur Buzhala fuqinë e këtij Milanit, por ky nuk është deputet, e as që ka qenë kandidat për deputet i Listës Serbe apo ndonjë partie tjetër serbe, e as në strukturat e partive serbe.

E vërteta është se Milan Radojičić është bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Zvonka Veselinović. Mediat serbe njoftojnë se Milan Radojičići, së bashku me Zvonka Veselinovićin, hetohen edhe në Serbi për krim të organizuar. Pra, Milani është një kriminel, i cili për Haradinaj na qenka si figura më përfaqësuese e serbëve të Kosovës, kurse Buzhala e paska shpallur figurë kryesore të serbëve që jetojnë në Kosovë. Ja pra çfarë ofron qeverisja e PAN’it: bashkëpunim me kriminelë që do të duhej të ishin prapa grilave.

6666

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara